Bomba e ditës: Gonzalo Higuain lojtar i Interit

10:21 | 26 Prill 2019

Gonzalo Higuain pritet të largohet nga Chelsea në afatin e verës.

Aventura e Gonzalo Higuain te Chelsea do të mbyllet me përfundimin e këtij sezoni.

‘Blutë e Londrës’ nuk e kanë ndërmend të realizojnë transferimin e tij në fund të sezonit, duke bërë që lojtari të rikthehet në Itali, te Juventus që ka pronësinë e lojtarit.

Por, me t’u rikthyer në Itali, Higuain pritet t’i ofrohet skuadrës së Interit, shkruajnë mediet në Itali, përcjell lajmi.

Higuain mund të jetë zëvendësues i Mauro Icardit, që po ashtu duket se po kalon muajt e fundit në fanellën e Interit.

Komento: