“Bomba” e ditës: Guardioa nënshkruan me Juventusin më 4 qershor – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Bomba” e ditës: Guardioa nënshkruan me Juventusin më 4 qershor

11:04 | 23 Maj 2019

Një nga agjencitë kryesore të lajmeve të Italisë po raporton se Juventusi do të emërojë Pep Guardiolan si trajner të tyre më 4 qershor.

Sipas Agenzia Giornalistica Italia (AGI), Guardiola ka rënë dakord me një kontratë katërvjeçare me Juventusin në vlerë prej 24 milionë euro në sezon, përcjell ORAinfo.

AGI shton se Guardiola më 4 qershor do të nënshrkuajë kontratën me Juventusin, përpara se të zyrtarizohet 10 ditë më vonë.
Kjo i korrespondon vijës së drejtuar nga Radio Sportiva, si dhe pretendimi i Onda Cero që katalanasi ishte në Milano të martën duke folur për Fabio Paratici.

Gjithashtu mund të shpjegojë faktin se biletat për të hyrë në Muzeun J dhe turne në stadiumin Allianz janë hequr papritmas nga shitja për 14 qershor.

Juventus me Guardiolën synon që të trimufmojë në Ligën e Kampionëve. /ORAinfo/

Komento: