Bomba e ditës: Ibrahimoviç të gjiganti i Serie A

10:06 | 23 Korrik 2019

Zlatan Ibrahimovic është duke shkëlqyer në Amerikë.

Ai vazhdimisht po shënon gola për klubin e tij La Galaxy.

Por duket se ylli suedez dëshiron që karrierën ta mbyll në Serie A, përcjell ORAinfo.

Është gazetari i njohur italian, Paolo Paganini, që shkruan se ish-sulmuesi i Juventus, Inter dhe Milan, dëshiron ta përfundojë karrierën e tij si futbollist aktiv në Seria A.

Ai nuk ka treguar se në cilin klub dëshiron ta përfundoj karrierën Ibra, por ka thënë se sulmuesi suedez pritet të transferohet në Serie A.

Mbetët të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 38 vjeçarit. /ORAinfo/

Komento: