Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq i është vetofruar skuadrës së Real Madridit.
“Don Balon” ka raportuar të martën se agjenti Mino Raiola tashmë ka kontaktuar drejtuesit e Realit, të cilëve u ka ofruar klientin e tij.
Ibrahimoviq ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij edicioni dhe është i gatshëm për të vazhduar karrierën në një klub të madh si Real Madridi.
38-vjeçari, në fillim të këtij viti iu bashkua Milanit dhe në dhjetë ndeshje të luajtura ka realizuar katër gola.
Ai karrierë ka bërë edhe te Los Angeles Galaxy, Manchester United, PSG, Barcelona, Inter, Juventus, Ajax, Malmo.