Ylli i Interit, Mauro Icardi kohën e fundit ka prishur raportet me klubin ‘zi e kaltër’.
Icardi mund të transferohet të Juventusi.
Dyshimet për largimin e Mauro Icardit nga Interi po vazhdojnë të rriten nga momenti në moment.
Sulmuesi argjentinas ka pësuar rënie në hierarkinë e Interit, duke e humbur shiritin e kapitenit, i cili iu dha portierit Samir Handanovic.
Marrja e shiritit të kapitenit dhe refuzimi i lojtarit për t’iu bashkuar skuadrës në udhëtimin në Vjenë për ndeshjen kundër Rapid, kanë rritur dyshimet për largimin e tij në fund të sezonit.
Dyshimet rriten edhe më shumë kur mësohet se kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka filluar të ndjekë Icardin në ‘Instagram’.
Kujtojmë se vetë drejtues të Juventusit kanë pranuar se verën e kaluar kanë mundur të transferojnë Icardin në Torino.
Me situatën e krijuar, është shumë e mundshme që Icardi në verën e këtij viti të largohet nga Interi në drejtim të rivalëve të Juventusit.