Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain tashmë është krejtësisht e prishur.
Duket se nuk ka kthim prapa dhe ai tashmë kishte kërkuar të largohet në korrik.
Situata është aq e rëndë sa Mbappe ka kërkuar largimin nga “Parc des Princes” në afatin kalimtar të janarit.
Kryesorja, që do të befasojë, është se destinacioni i tij nuk është Real Madridi.
Ky kufizim ka qenë shumë i qartë në bisedime: Kudo përveç “Estadio Santiago Bernabeu”.
Liverpool, që tashmë u përpoq në afatin kalimtar të verës, mund të jetë i vetmi opsion i mundshëm, shkruan Marca.
Është e qartë për të gjithë se lidhja mes klubeve të drejtuara nga Florentino Perez dhe Nasser Al Khelaifi nuk ekziston prej disa kohësh.
Kanë qenë dy shtysa për të arritur në këtë pikë pa kthim: ‘Rasti Mbappe’ dhe pozicionet kundërshtare rreth Superligës.
Mbappe beson se PSG e ka tradhtuar. Për të kuptuar arsyet, duhet të ktheheni në maj.
Siç shpjegoi MARCA, menaxhmenti sportiv i bëri atij një sërë premtimesh, shumica prej të cilave të parealizueshme, për ta detyruar atë të nënshkruajë dhe të rinovojë kontratën deri në vitin 2024.