Ish sulmuesi i Interit, Manchester Cityt, Milanit dhe Liverpoolit, po kalon momente të vështira në Francë te skuadra e Nice.
Se Balotelli nuk po ‘shijon’ qëndrimin e tij në Francë e ka konfirmuar edhe trajneri i Nice, Patrick Vieira.
“Nuk ka dyshim se Balotelli ka nevojë për një sfidë të re, ai ka kontratë deri në qershor, por presidenti dhe agjenti i tij duhet gjetur një zgjidhje”, ka deklaruar trajneri i Nice, duke aluduar në largimin e italianit që në afatin kalimtar të janarit, përcjell lajmi.
E ardhmja e Balotellit shihet në Serie A.
Është skuadra e Torinos që ‘ëndërron’ transferimin e Balotellit, dhe tashmë ka pasur disa bisedime me agjentin e tij, Mino Raiola.
Mediet në Itali shkruajnë se problemi i vetëm i paraqitur deri më tani janë kërkesat e mëdha ekonomike nga Balotelli.