Interi pritet të jetë protagonistë kryesor në tregun e transferimeve të verës.
Sipas Gazzetta dello Sport, klubi ka një të ardhme falë rezultateve të mira financiare si dhe përfundimit të marrëveshjes së zgjidhjes me UEFA, përcjell ORAinfo.
Pas garantimit të nënshkrimit të Diego Godin në një transferim të lirë, Nerazzurët po ndjekin objektiva të tjerë, sidomos në mesfushë.
Interesi për Luka Modriç nuk është një mister dhe ka raportime qe edhe Ivan Rakitiç të transferohet në Inter.
Dhe sigurisht që nuk mbaron këtu. Rritja e të ardhurave bën të mundur që mos të jenë të kufizuar nga rregullat financiare të Fair Play, dhe kjo i jep mundës që nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve, të bëjë investime të mëdha.
Kështu, Marotta dhe Ausilio janë fokusuar tashmë në forcimin e skuadrës. Drejtuesit e Interit kanë një dëshirë ta kthejnë klubin përsëri në krye dhe sërish të fitojë titullin e Serie A, për herë të parë që nga viti 2010, duke i dhënë kështu fund monopolit të Juventusit. /ORAinfo/