Bomba e ditës: Muriqi rikthehet në Fenerbahçe!

10:51 | 27 Dhjetor 2020

Vedat Muriqi mund të kthehet tek Fenerbahçe?

Vedat Muriqi nuk po gjenë formën e duhur që nga transferimi i tij në Serie A tek skuadra e Lazios.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, u transferua tek Lazio afatin kalimtar të verës për 18 milionë euro. Por, si duket aventuar e prizrenasit në Romë mund të përfundojë më shpejt sesa ishte menduar më parë.

Sipas gazetarit turk, Ahmet Konaç, Lazio dhe Fenerbahçe janë në bisedime për transferimin e sllovakut, Denis Vavro, por marrveshja mund të përfshijë edhe Vedat Muriqin i cili mund të kthehet në Stamboll në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sipas Konaç, klubet janë në bisedime e sipër dhe marrëveshja mund të ndodhë së shpejti.

Komento: