Bomba e ditës: Ozil refuzoi transferimin në Inter

16:48 | 19 Dhjetor 2018

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil kishte refuzuar kalimin në Inter vitin e kaluar.

30-vjeçari nuk po kalonte momente të mira në Arsenal dhe ai ishte kërkuar edhe nga Inter, ofertë e cila ishte refuzuar nga lojtari.

Sipas SportBild, Ozil refuzoi menjëherë ofertën e Interit të bërë në vitin 2017, përcjell ORAinfo.

Duket se ky refuzim u mirëprit nga drejtuesit e Arseanalit, të cilët në janar të këtij viti i ofruan
atij kontratë të re me Arsenal deri në vitin 2021, duke e bërë atë lojtar më të paguar të klubit.

Ozil ka luftuar për një vend në ekip nën drejtimin e Unai Emery. Edhe pse shumë ndeshje i ka nisur nga banka rezervë, mediat gjermane raportojnë se ai nuk ka ndërmend të largohet në janar. /ORAinfo/

Komento: