‘Bomba e ditës’: Pronarët e Milanit i kërkojnë Leonardos ta zëvendësojë Gattuson – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Bomba e ditës’: Pronarët e Milanit i kërkojnë Leonardos ta zëvendësojë Gattuson

12:26 | 28 Dhjetor 2018

Pronarët e Milanos thuhet se kanë kërkuar nga Leonardo që të zëvendësojë Gennaro Gattuso, por braziliani ka refuzuar që të marrë drejtimin e Milanit.

Braziliani është drejtori teknik i Rossonerëve, por ka qenë edhe trajner i Milanit në të kaluarën.

Gattuso është nën presion dhe mund të shkarkohet pas ndeshjes së shtune kundër Spal, raporton Corriere della Sera, përcjell ORAinfo.

Antonio Conte është kandidati ideal, por ai nuk dëshiron të marrë përsipër një ekip me sezonin që po zhvillohet.

Francesco Guidolin dhe Roberto Donadoni nuk janë kontaktuar, ndërkohë që Arsene Ëenger nuk mendohet të jetë trajneri i duhur.

Si rezultat, gazetat raportojnë se pronarët e Elliott Management kanë kërkuar nga Leonardo që të kthehet në stol, por ai ka refuzuar një gjë të tillë, duke e bërëi të qartë se ai ka ndërmend të mbetet drejtor. /ORAinfo/

Komento: