“Bomba” e ditës: Rakitic në Inter?

11:03 | 10 Maj 2019

Interi vazhdon të planifikojë një rivendosje të madhe këtë verë.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi është ende larg, por klubi është përqëndruar të përfërcojë mesfushën.

Dy objektivat kryesore të tyre janë Nicolo Barella nga Cagliari dhe Ivan Rakitic nga Barcelona, për të cilët, sipas Mundo Deportivo, klubi katalanas ka vendosur një çmim prej 50 milion eurove, përcjell ORAinfo.

Për të bërë hapësirë në skuadër, Nerazzurët po kërkojnë të shkarkojnë mesfushorin qendror portugez, Joao Mario.

Raportohet se Porto është e interesuar për Joao Mario, dhe janë në kërkim për të tunduar Interin në lirimin e tij duke ofruar një hua me të drejtën e blerjes.

Joao Mario ka pasur gapësirë të vogël këtë sezon, duke filluar me vetëm 12 ndeshje Serie A. /ORAinfo/

Komento: