“Bomba” e ditës: Real Madrdid arrin marrëveshje me Hazardin

13:09 | 06 Prill 2019

Eden Hazarad thuhet se ka arritur marrëveshje personale me gjigantin spanjoll Real Madrid.

Sipas asaj që është raportuar nga gazeta spanjolle Marca sot, sulmuesi i Chelseat Eden Hazard ka rënë dakord me një marrëveshje me Real Madridin që do ta shohë atë të nënshkruajë një kontratë me Los Blancos deri në qershor 2025.

Marca sugjeron se gjithçka që mbetet për t’u qartësuar është miratimi i Chelseat, përcjell ORAinfo.

Tani Florentino Perez duhet që t’i ofrojë Chelseas një shumë të vlefshme për të pranua ata ofertën.
Bluesi thuhet se kanë hedhur poshtë ofertat e mbi 100 milionë euro për belgun pas verës së tij fantastike me ekipin e tij kombëtar në Kupën e Botës 2018 në Rusi; ku Belgjika arriti në vendin e tretë.

Real Madrid mund të përdorë lojtarë të tillë si Isco ose James Rodriguez në përpjekjet e tyre për të ëmbëlsuar marrëveshjen, por pista tashmë është e ngrohtë pas lëvizjes së Thibaut Courtois në Madrid nga Chelsea vitin e kaluar.

Chelsea mund të zgjedhë ta bllokojë plotësisht këtë veprim nëse ndalimi i transferimit të tyre mbështetet; gjë që do t’i parandalonte ata që të nënshkruanin me ndonjë lojtar deri në verën e ardhshme. /ORAinfo/

Komento: