Bomba e ditës: Shevchenko trajner i Milanit

17:24 | 08 Maj 2019

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko ëndërron qe një ditë të bëhet trajner i Milanit.

Duke folur për Dazn, ish-sulmuesi i Ukrainës ka thënë se Milan është pjesë e jetës së tij, duke thënë se ëndërron që një ditë të drejtoj Milanin, përcjell ORAinfo.

“AC Milan është një nga klubet e jetës sime, por tani unë jam i zënë me ekipin tim kombëtar. Sigurisht, një ditë do të doja të isha trajneri i Milanit sepse unë jam shumë i lidhur me këtë klub, tifozët dhe shokët e mi të mëparshëm, ndoshta një ditë do të jetë radha ime”, ka thënë Milan.

Kujtojmë që trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso pritet të shkarkohet pas përfundimit të sezonit për shkak të mosparaqitjeve të mira të ekipit, duke e rrezikuar edhe vendin e katër në tabelë të Serie A, vend i cili e dërgon Milanin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: