Zinedine Zidane nuk do të rikthehet në Real Madrid.
Real Madridi raportohet se ka kërkuar ndihmë nga Zinedine Zidane, për ta përmirësuar situatën në të cilën e gjen veten klubi madrilen.
Mirëpo, ish-trajner i “Los Blancos” nuk është shprehur i gatshëm të kthehet në këtë moment në Santiago Bernabeu.
Vetëm pesë ditë pasi e fitoi titullin e tretë të Ligës së Kampionëve, Zidane dha dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridit, pas dy sezoneve e gjysmë me klubin madrilen, transmeton express.
Real Madridi pësoi disfatë me rezultat 4:1 në ndeshjen kundër Ajaxit në Santiago Bernabeu. Klubi holandez u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm 5:3.
E ardhmja e Santiago Solarit në pozitën e trajnerit të Real Madridit është në rrezik, pas tri goditjeve të rënda brenda shtatë ditëve, në Kupën e Mbretit, La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Trajneri argjentinas u emërua në këtë pozitë katër muaj më parë, pas shkarkimit të Julen Lopeteguit.
Lopetegui ishte emëruar në pozitën e trajnerit gjatë verës, pas largimit të Zinedine Zidane. Francezi u largua nga klubi në të njëjtën kohë me Cristiano Ronaldon, i cili u transferua për 112 milionë euro në Juventus.