“Bomba” e ditës: Zidane trajner i Juventusit?

10:39 | 21 Shkurt 2019

Në rast se Juventusi i Masimillano Allegrit eliminohet nga Atletoco Madrdid, atëherë e ardhmja e trajnerit italian do të jetë në dyshim.

Juventusi Allegrin pritet ta zëvendësojë me ish trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ky i fundit është duke e mbajtur njërin sy në situatën e trajnerit Massimiliano Allegrit në Juventus, sipas të përditshmes angleze, Mirror.

Nëse Allegri largohet nga pozita e trajnerit të Juventusit në fund të këtij sezoni, atëherë francezi është i gatshëm t’i kthehet karrierës si trajner pasi që dëshiron ta drejtojë skuadrën e kampionit italian, transmeton Gazeta Express.

Gazeta italiane, Tuttosport, pretendon se janë tre kandidatë kryesore për ta zëvendësuar Allegrin, mirëpo i preferuar i presidentit të Juventusit, Andrea Agnellit, është ish-trajneri francez i Real Madridit, Zidane.

Ish-mesfushori i Juventusit, Zidane, është për momentin i papunësuar, që nga largimi i tij nga Real Madridi, në maj të vitit të kaluar. Ai i kishte fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi në dy sezone e gjysmë me “Los Blancos”.

Megjithatë, Zidane është edhe në radarin e Chelseat, pasi që trajneri aktual i klubit londinez, Maurizio Sarri, pritet të shkarkohet së shpejti, për shkak të rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta gjatë kohës së fundit.

Edhe pse Chelsean, Zidane është kandidati kryesor, megjithatë francezi e preferon Juventusin. Nëse Allegri larohet nga Juventusi gjatë verës, atëherë kjo gjë ia hap rrugën drejt stadiumin Allianz Zidanet.

Komento: