BOMBA E DITWS: Mbappe e njofton PSG-në se dëshiron të largohet

10:09 | 13 September 2020

Kylian Mbappe e ka njoftuar Paris Saint-Germainin se ka për qëllim të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, për ta vazhduar karrierën diku tjetër.

Adhurues i zëshëm i lojës së Liverpoolit nën udhëheqjen e Jurgen Kloppit, 21-vjeçari i Kombëtares së Francës e synon kalimin në Premierligë apo La Liga, transmeton Express.

Mbappe u ble nga PSG-ja nga As Monaco për 180 milionë euro në vitin 2018. Ai mbetet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymarit (222 mln euro) dhe më i shtrenjti në mesin e adoleshentëve.

Në të kaluarën, Mbappe i hodhi poshtë ofertat joshëse dhe luksoze nga Real Madridi dhe Manchester City, në mënyrë që të vazhdonte të zhvillohej si futbollit në futbollin francez, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubit nën pronësinë e Katarit.

Marrëveshja e tanishme me kampionin francez i mbaron në verën e vitit 2022.

PSG-ja nuk dëshiron ta humbasë superyllin e vet, sipas The Times, dhe ia ka bërë atij disa oferta në përpjekje për ta bindur të nënshkruajë kontratë të re me kushte të përmirësuara.

Por, sipas The Times, Mbappe e ka bërë të qartë se ka për qëllim të largohet në verën e vitit 2021.

Komento: