
Bomba e meraktos së janarit, Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre.
Jemi mësuar që derbi mes Interit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen edhe në merkato.
Zikaltrit dhe Biankonerët po punojnë për merkaton e janarit, ndërsa Calciomercato ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se rivalët e përjetshëm mund të shkëmbejnë yjet e tyre.
Sipas Calciomercato, Davide Frattesi mund të transferohet te Juventusi, ndërsa Andrea Cambiaso te Interi.