Bomba e janarit: Inter dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre

17:58 | 06 Dhjetor 2025

Lajm bombastik, Inter dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre.

Jemi mësuar që derbi mes Interit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen edhe në merkato.

Zikaltrit dhe Biankonerët po punojnë për sezonin aktual, ndërsa Calciomercato ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se rivalët e përjetshëm mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e janarit.

Sipas Calciomercato, Stefan De Vrij pritet të transferohet te Juventusi, ndërsa Joao Mario te Interi.

Calciomercato, shkruan se Spalletti ka kërkuar drejtuesve të Juves afrimin e De Vrij si një zgjidhje e përkohshme për repartin e mbrojtjes.

Portugezi mund të luajë në të gjitha pozitat nga krahu i djathtë dhe zikaltërit e kanë piketuar si përforcimin e duhur pas lëndimit të Dumfries dhe Darmian.

Komento: