Nuk mbaron me Kalulun, Juventus ia rrëmben edhe një tjetër yll Milanit.
Pierre Kalulu bëri bujë gjatë kësaj vere duke u transferuar nga Juventusi te Milani dhe afrimi i tij nga Biankonerët rezultoi një super përforcim.
Pas lëndimit të Bremer, Juventus është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e ka gjetur atë përsëri tek Milani.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus do të tentojë që në merkaton e janarit të transferojë Fikayo Tomorin.
Tomori nuk është zgjedhja e parë e Fonsecas dhe Biankonerët synojnë huazimin e tij me opsion blerjeje.