“Bomba” e janarit: Milan Skriniar pritet të rikthehet në Serie A

12:20 | 04 Tetor 2024

Milan Skriniar rikthehet në Serie A!

Qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar, bëri bujë verën e shkuar kur vendosi të largohet nga Interi dhe t’i bashkohet PSG si futbollist i lirë.

Por aventura në Paris nuk ka shkuar në mënyrën e duhur dhe Skriniar pritet të largohet nga Parku i Princave pas vetëm një sezoni.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Skriniar mund të rikthehet në Serie A në merkaton e janarit.

Sipas Calciomercato, Antonio Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Napolit transferimin e Skriniar.

Conte po bën një punë të shkëlqyeshme te Napoli duke u renditur në pozitën e parë pas 6 xhirove të luajtura dhe De Laurentiis është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesën për Skriniar.

Komento: