‘Bomba’ e janarit: Moukoko mund të transferohet te gjiganti italian me parametra zero

16:52 | 08 Nëntor 2022

Moukoko po transferohet te gjiganti italian me parametra zero.

Lajm i bujshëm nga Italia, Youssoufa Moukoko transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Youssofa Moukoko ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij këtë sezon.

Edhe pse 17-vjeç, Moukoko ka realizuar 6 gola dhe 6 asistime në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Moukoko ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në fund të sezonit, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e 17-vjeçarit në merkaton e janarit.

Neroaxurët nuk do ta blejnë kartonin e Lukakut dhe e kanë piketuar Moukokon si sulmuesin e së ardhmes.

Komento: