Shkëmbim spektakolar: Ziyech në San Siro, ylli i Milanit te Chelsea.
Milan dhe Chelsea kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Sulmuesi i Chelsea, Hakim Ziyech është objektivi kryesorë i Rosonerëve për merkaton e janarit.
Ziyech është i lidhur me një transferim te Milani për një kohë të gjatë, ndërsa nga ky interesim i Rosonerëve kërkon të përfitojë Chelsea.
Calcio Mercato, shkruan se Blutë e Londrës do t’ia ofrojnë Milanit në janar kartonin e Ziyech dhe 30 milionë euro në këmbim të Ismael Bennacer.
Bennacer është i lidhur me një largim nga Milani në fund të sezonit, pasiqë kontrata i skadon në vitin 2024 dhe merkato e verës është mundësia e fundit për Rosonerët për të përfituar nga shitja e tij.
Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi, por preferojnë që Bennacer të qëndrojë në skuadër deri në fund të sezonit.
Në rast se marrëveshja arrihet në janar, Bennacer do bëhet futbollist i Chelsea, por do të luaj për Milanin deri në fund të sezonit si futbollist i huazuar.