“Bomba” e mbrëmbjes: Milan ofertë për Iscon

23:05 | 20 Qershor 2019

Klubi italian Milan, ka hyrë seriozisht në tregun e transferimeve.

Sipas gazetës spanjolle Marca, AC Milan janë të interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Isco, përveç Ceballos.

Megjithatë, ka një problem për rossonerët.

Në fakt, lojtari është në rrugën e tij jashtë klubit, por pala e Bernabeut do të kërkojë 70 milionë euro nga çdo klub që dëshiron ta nënshkruajë me lojtarin.

Pritet të shihet nëse Milan do të pranojë një shifër të tillë.

Milan synon që të shesë Suson në mënyrë që të sigurojë një pjesë të parave për blerjen e Iscos.

Milan synon që me Iscon të forcojë mesfushën. /ORAinfo/

Komento: