Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti ka përshëndetur Jose Mourinhon si një person të veçantë, por nuk ka pranuar të komentojë mbi të ardhmen e Interit si një klub.
Moratti për Corriere dello Sport ka folur për të pëlqyerin e tij si trajner, përcjell ORAinfo.
“Kush më pëlqen më shumë, Simeone apo Mourinho? Nëse flas për të, do të jetë e padrejtë ndaj Luciano Spalletti.
“Këta janë dy njerëz që kam gjithmonë në Inter dhe i dua. Por sigurisht, Mourinho është i veçantë”, ka thënë Moratti.
Ndryshe, Mourinho ka shkruar historinë me Interin.
Ai në vitin 2010 ka fituar Ligën e kampionëve me ekipin nga qyteti i modës në Itali.
Tifozët e Interit e kanë në ëndërr një rikthim të mundshëm të Mourinhos në Inter. /ORAinfo/