BOMBA E MBRËMJES: Arda Guler do të largohet në verë nga Reali

21:55 | 04 Mars 2024

Arda Guler raportohet se po ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet nga Real Madridi në afatin e verës.

Eksperti italian i transferimeve, Matteo Moretto, për “Caught Offside” ka thënë se turku mund të largohet nga “Los Blancos” në formë huazimi në fund të sezonit, në mënyrë që të marrë më shumë kohë për të luajtur në një klub tjetër evropian.

Guler është lidhur me një kalim te Milani, por sipas Morettos, nuk ka ende asgjë konkrete rreth kësaj.

Sigurisht, krerët e Milanit dhe Real Madridit janë në marrëdhënie të mira, pasi kanë përfunduar disa marrëveshje gjatë viteve të fundit.

19-vjeçari ka regjistruar vetëm pesë paraqitje me gjigantin spanjoll këtë sezon në të gjitha garat, teksa nuk ka shënuar apo asistuar në asnjë rast.

Arda Guler me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Komento: