‘Bomba e mbrëmjes’: Barcelona transferon yllin brazilian

22:17 | 10 Dhjetor 2018

Afati i janarit po afrohet dhe ekipt e mwdha kanw nisur tw mwndojnw pwr transferimet e reja.

Barcelona ka nisur që tani të mendojë për merkaton dhe më konkretisht për të përforcuar sulmin.

Luka Jovic, sulmuesi serb që luan i huazuar nga Benfica te Frankfurti, por edhe talenti i Lille, Nicolas Pepe, janë dy nga objektivat e Barçës për repartin e avancuar.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe drejtuesit e klubit katalanas e kanë te braziliani i Evertonit, Richarlison.

21-vjeçari, i cili këtë verë u transferua nga Watford tek Everton për 39,2 milionë euro ka bërë paraqitje shumë të mira me fanellën e klubit nga Liverpooli, duke tërhequr vëmendjen e Barcelonës.

Raportet shumë të mira mes dy klubeve pas kalimeve gjatë verës së kaluar të Yerri Mina, Lucas Digne dhe Andre Gomes, nga blaugranat tek Evertoni mund të bëjë që Barça ta ketë të shtruar rrugën që te çon te futbollisti i Kombëtares braziliane Richarlison, plus që te Barcelona 21-vjeçari do të gjente edhe bashkëkombësit, Coutinho, Arthur e Malcom.

Komento: