“Bomba” e mbrëmjes: Dybala gjen skuadrën e re

23:25 | 13 Dhjetor 2021

Dybala tek Atletico Madrid, ylli i Los Colchoneros në Torino.

Paulo Dybala nuk po arrin që të gjejë rehatinë e duhur në Torino dhe zërat për largimin e tij po rriten çdo ditë e më shumë.

Vetë drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë shumë të interesuar për të arritur një marrëveshje me Atletico Madrid për një shkëmbim që i përshtatet të dy palëve.

Siç raporton Fichajes, Angel Correa ka shumë mundësi që të largohet nga Wanda Metropolitano dhe është pikërisht Zonja e Vjetër që po kërkon ta bëj për vetë argjentinasin.

Mungesa e minutave në formacionin e Diego Simeones ka krijuar një situatë aspak të rehatshme për të dhe largimi i menjëhershëm nuk përjashtohet nga futbollisti.

Nga ana tjetër edhe Dybala pëlqehet nga El Cholo dhe negociatat nuk pritet të jenë të vështira në qoftë se merret pëlqimi i dy futbollistëve.

Për Correan interesim ka shfaqur edhe Roma e Jose Mourinhos, me portugezin që pëlqen shumë stilin e lojës së argjentasit.

Komento: