Bomba e mbrëmjes: Edon Zhegrova në Milan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bomba e mbrëmjes: Edon Zhegrova në Milan

17:14 | 15 Janar 2019

Edon Zhegrova mund të bëjë hap të madh në karrierë.

Mediat italiane raportojnë se Milani është duke menduar ta transferojë anësorin e Kosovës, Edon Zhegrovën, për ta zëvendësuar turkun zhgënjyes Hakan Calhanoglun.

Milani e ka vënë në treg Calhanoglun, i cili ka zhgënjyer në fanellën kuqezi që prej transferimit nga Bayer Leverkuseni këtë sezon, skuadër me të cilën bëri emër.

Leipzig ka trokitur në derën e Milanit me një ofertë të ngritur në vlerë 20 milion euro për turkun, që sipas Calciomercatos dhe Sports Mediaset, do ta pranojë ofertën e gjermanëve për Calhanoglun. Shitja e turkut do ta detyrojë klubin nga Milano që ta gjejë një zëvendësues të tij, shkruan express.

Drejtori sportiv Leonardo e ka identifikuar yllin kosovar të Genkut, Edon Zhegrovën si zëvendësues ideal të turkut, sipas Sport Mediaset.

Zhegrova i ka bërë vetëm 12 paraqitje për Genkun gjatë këtij sezoni, shtatë prej të cilave ishin në ligën Jupiler Pro League, nivelin e parë të futbollit në Belgjikë. Gjatë këtyre shtatë ndeshjeve, ai e ka shënuar vetëm një gol dhe nuk e ka bërë asnjë asist.

19-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Genkut për asnjë ndeshje të Evropa Ligës, përveç katër ndeshjeve që i kishte zhvilluar gjatë fazës kualifikuese. Në ato katër ndeshje, ai i kishte shënuar dy gola dhe e kishte asistuar një tjetër.

Përfshirje më të madhe në skuadër Zhegrova nuk kishte pasur as në Kupën e Belgjikës, Beker Van Belgie, pasi që aty kishte luajtur vetëm në ndeshjen kundër Lommel, në rundin e gjashtë të kupës. Ndërsa, në dy ndeshjet e tjera para se të eliminohej Genku nga kupa, Zhegrova nuk kishte qenë as pjesë e skuadrës.

Komento: