Manchester United paraqet ofertën e parë për Sergej Milinkovic-Savic.
Mesfushori i njohur është përfolur për një transferim të mundshëm në Juventus dhe PSG.
Por Manchester United tani kanë dalë sërish si favoritë për nënshkrimin e tij, Sky Sport tregon se Djajt e Kuq kanë paraqitur ofertën e tyre të parë për Savic.
Lazio, sipas raporteve ka marrë një ofertë prej 80 milionë euro për mesfushorin e tyre, por ka gjasa që ta kundërshtojnë atë.
Presidenti i Lazios, nuk është i gatshëm ta lërë të largohet për më pak se 100 milionë euro.
Saviç ka një kontratë që skadon në vitin 2023, ndërsa klubi nuk është në nxitim për ta shitur.