Bomba e Mbrëmjes: Gjiganti evropian ofron 80 milionë për Savic – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bomba e Mbrëmjes: Gjiganti evropian ofron 80 milionë për Savic

21:57 | 11 Korrik 2019

Manchester United paraqet ofertën e parë për Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori i njohur është përfolur për një transferim të mundshëm në Juventus dhe PSG.

Por Manchester United tani kanë dalë sërish si favoritë për nënshkrimin e tij, Sky Sport tregon se Djajt e Kuq kanë paraqitur ofertën e tyre të parë për Savic.

Lazio, sipas raporteve ka marrë një ofertë prej 80 milionë euro për mesfushorin e tyre, por ka gjasa që ta kundërshtojnë atë.

Presidenti i Lazios, nuk është i gatshëm ta lërë të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Saviç ka një kontratë që skadon në vitin 2023, ndërsa klubi nuk është në nxitim për ta shitur.

Komento: