“Bomba” e mbrëmjes: Golashënuesi më i mirë i Brazilit i thotë PO Milanit

22:12 | 08 Korrik 2019

Futbolisti brazilian Gremio i cioli luan për Evertonin dëshiron të bashkohet me Milanin, por ky operacion klubit italian do t’i kushtojë rreth 40 milionë euro.

Gazeta portugeze Bola raporton se sulmuesi 23-vjeçar luan kryesisht në të majtë, por gjithashtu mund të luaj edhe në të djathtë ose si sulmues mbështetës, përcjell ORAinfo.

Ai ishte golashënuesi më i mirë për Brazilin në Copa America, duke gjetur rrjetën në fitoren 3-1 finale kundër Perusë mbrëmë.

Sipas A Bola, Everton është i etur të bashkohet me Rossonerët, por ata ende duhet të arrijnë një marrëveshje me Gremion dhe çmimi i kërkuar do të jetë së paku 40 milionë euro.

Në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. /ORAinfo/

Komento: