Bomba e mbrëmjes: Mbappe në Real Madrid

00:00 | 30 Gusht 2019

Real Madrid nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Largimi i brazilianit nga PSG do të këtë efekt negative në njërën prej objektivave të Real Madridit, por ata mund të kthehen shpejt për të nënshkruar me sulmuesin francez

Çdo re ka një rreth të argjendtit. Apo ndoshta Real Madridi kurrë nuk ka dashur ta merr Neymar nga PSG. Kush e di nëse marrëdhëniet në mes të Presidentit të Madridit Florentino me Al Khelaifi lejon që të bëhen spekulime që interesi i tyre në lojtarin është që Barcelona të shpenzojë shumë para në të. Një favor, natyrisht, i cili bën që PSG ta largojë Neymarin nga ekipi dhe ta lejojë atë të shkojë në Camp Nou.

Real Madridi, në të vërtetë e dëshiron Mbappe

Fakti është se Real Madridi nuk ka bër shumë përpjekje për nënshkrimin e Neymar dhe se Florentino është duke u bërë gati ta sjell Mbappen në Bernabeu në të ardhmen, i cili është plan strategjik i tij për disa kohë. Nënshkrimi i Neymar këtë verë ka bërë që transferi i francezit të jetë më i vështirë. Kjo tregon që pse klubi spanjoll ka vendosur që të relaksohet dhe të mos e kërkojë atë dhe mos të kërkojë asnjë tjetër derisa të këtë financa të mjaftueshme në klub.

Sa për Mbappe, strategjia e Real Madridit është ta ndalojë lojtarin për të nënshkruar kontratë të re me PSG, e cila përfundon më 2022. Florentino po e shqyrton një ofertë për të më 2020, që do të jetë një lëvizje tepër e mirë për ta me PSG që do të detyrohet ose ta shes atë ose t’ia renovojë kontratën. Pse? Sepse në verën e vitit 2021, Mbappe do të jetë në vitin e fundit të kontratës së tij, kështu që ashtu si ndodhi me Hazard, Real Madrid do të jetë në gjendje ta merr atë me një çmim shumë më të lirë.

Real Madridi kishte një marrëveshje me Mbappen më parë

Mbappe ishte afër për të kaluar në Madrid në verën e 2017. Florentino vendosi që mos ta autorizojë operacionin, madje me Mourinhon që publikisht kërkonte Bale në Manchester United. Media gjermane Der Spiegel kishte raportuar që Madridi kishte bërë një ofertë për 214 milionë euro te Monaco për Mbappe. Kjo ishte më shumë se 180 milionë sa kishte paguar PSG për lojtarin për shkak të taksave që ishin involvuara në operacion, të cilat nuk aplikohen në Francë. Por Madridi e la atë t’i rrëshqas nga duart, sepse paga e tij do të thyente strukturën e pagave të tyre. Mbappe dëshironte 12 milionë euro pagë neto, sipas mediave. Kurse sot lojtarët që aty paguhen më se shumti Ramos dhe Bale, që fitojnë të dy nga 14.5 milionë euro neto.

Këtë verë, Mbappe ka filluar diskutimin për largim nga PSG, por ai ka thënë se ai është i lumtur në PSG apo me projektin e ri të tyre. PSG ka bërë presion në të madje ka lëshuar edhe një komunikatë duke thënë se ai do të qëndrojë. “MBape dëshiron të shkojë në Real Madrid dshe ne duhet ta ndalim”, kishte thënë Unai Emery sa ishte trajner i PSG-së. Kështu që s’ka dyshim që targeti kryesor i Real Madridit është ylli francez, jo Neymari.

Komento: