“Bomba” e mbrëmjes: Milan mban fjalën, po e transferon lojtarin 55 milionësh nga Spanja

19:19 | 22 Korrik 2019

Milan është në prag të goditjes së një marrëveshjeje me Atletico Madrid për Angel Correa në 50 milionë euro plus shpërblime.

Eksperti i transferimit Gianluca Di Marzio raporton se drejtori i Milanit, Zvonimir Boban ishte në Spanjë dje për të përpunuar detajet dhe për të arritur marrëveshjen përfundimtare, përcjell ORAinfo.

Çmimi i kërkuar ishte 55 milionë euro dhe javën e kaluar është raportuar se Milan kishte ofruar 45 milionë euro, por marrëveshja duket të jetë afër pasi që Milani do të jap bonuse për lojtarin.

Argjentinasi 24-vjeçar është parë nga trajner i ri Marco Giampaolo si lojtar ideal për sulmuesin Krzysztof Piatek.
Andre Silva është në rrugën e tij për në Monako, ndërsa Patrick Cutrone gjithashtu ka gjasa të shitet për të mbledhur fonde për këtë transferim.

Sezonin e kaluar, Correa shënoi pesë gola me pesë asistime në 49 paraqitje konkurruese për Atletico Madrid.

Besohet se ai tashmë ka pranuar kushtet personale me Rossonerët. /ORAinfo/

Komento: