‘Bomba’ e mbrëmjes: Morata kërkon kalimin te Milani

21:01 | 20 Dhjetor 2018

Raportet nga Anglia deklarojnë se sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata është i etur dhe dëshiron një lëvizje shumë shpejt te Milan.

Morata nuk ka bërë përshtypje gjatë ndeshjeve të tij në Stamford Bridge, qoftë këtë sezon apo sezonin e kaluar nën urdhrat e Antonio Contes apo edhe të Sarrit.

Sun nga Anglia deklaron se Morata dëshiron një lëvizje në Milan, ndërsa po rritet i frustruar me jetën në Chelsea, përcjell ORAinfo.

Spanjolli është i vetëdijshëm për faktin se Milani ka nevojë për një sulmues dhe ai mendon se mund të jetë ai që kanë nevojë. Ndërkaq, skuadra kuqezinj vazhdimisht ka shpreh interesim për shërbimet e Moratas.

Higuain ka rënë nga forma, dnërkaq milan është në kërkim të një sulmuesi që shënon sa më shumë gola. /ORAinfo/

Komento: