Ish-ylli i Chelseat, Oscar ka zbuluar se ka zhvilluar bisedime me AC Milan dhe Inter për një transferim në ‘San Siro’ gjatë verës.
Brazili e la Chelsean për Kinën në dimrin e vitit 2016, por që nga atëherë nuk është ftuar as nga kombëtarja e brazilit, përcjell ORAinfo.
Ai ka qenë në Kinë që atëherë, duke luajtur mirë për Shanghai SIPG.
Në një intervistë Oscar ka thënë se gjatë verës mund të rikthehet në Evropë.
“Ka oferta për mua. Në këto javë kam folur me dy klubet në Milano, nuk mund të hyj në detaje, por po, një gjë mund të them: Dua të luaj në Itali!”, ka thënë Oscar. /ORAinfo/