“Bomba” e mëngjesit: Bale po transferohet atje ku nuk e priste askush

09:16 | 05 Mars 2019

Mesfushori i Real Madridit, Gareth Bale po rikthehet në Premierligë.

Bale po e zhvillon sezonin e tij të fundit si lojtar i Real Madridit.

Agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett, ka hedhur akuza të rënda ndaj tifozëve madrilenë, duke thënë se ata janë mosmirënjohës.

“Gareth Bale ka bërë shumë për këtë klub, andaj nuk e ka merituar të vërshëllehet”, tha agjenti i Bale, përcjell lajmi net.

“Në fund të këtij sezoni do të ulemi të bisedojmë për të ardhmen, ndërsa mund të konfirmojë se kemi disa oferta nga Premierliga.”, ka shtuar më tej ai.

Chelsea, Tottenham dhe Manchester United, besohet të jenë në garë për Bale, andaj Real Madrid mund ta shet atë për 90 milionë euro.

Komento: