
Pas negociatave të gjata mes Juventusit dhe Mino Raiola, duket se është arritur një marrëveshje.
Mbrojtësi holandez është tani një hap larg nga Bianconerët, të cilët do të duhet të bien dakord për transferimin me Ajax.
Lojtari, nëse dy klubet arrijnë një marrëveshje, do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2024 me klubin nga Torino, përcjell ORAinfo.
Për më tepër, ai do të marrë një pagë të madhe, e cila nuk është një surprizë që Mino Raiola është agjenti i tij.
Në fakt, Juventusi ka rënë dakord të paguajë 8 milionë euro plus bonuse në vit, duke marrë gjithsej deri në 12 milionë euro në vit, gjë që ka kërkuar mbrojtësi.
Përveç kësaj, do të ketë një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro në kontratën e tij.
Tani, siç është përmendur, ata do të duhet të negociojnë me Ajaxin mbi tarifën e transferimit.
Pala holandeze thuhet se kërkon rreth 80 milionë euro dhe Tuttosport pretendon se Juventusi mund të ofrojë 67 milionë euro plus 13 milion euro shpërblime. /ORAinfo/
