“Bomba” e Mëngjesit: Higuain po transferohet te Chelsea

08:29 | 21 Dhjetor 2018

Sipas raporteve të fundit nga Italia, Chelsea po mendon të sjellë Gonzalo Higuain këtë dritare të transferimit të dimrit, pasi Sarri po kërkon një sulmues të ri.

Në fakt, siç raportohet nga Sky Italia, The Blues po përpiqen të kuptojnë nëse Milani është i gatshëm të shesë yllin e tyre, duke përfshirë potencialisht Alvaro Moratën në negociata, përcjell ORAinfo.

Spanjolli donte të kthehej në Itali gjatë verës, edhe pse nuk u materializua kurrë.

Sarri beson se Higuain është sulmuesi ideal për skuadrën e tij, dhe kështu Chelsea do të jetë i gatshëm të propozojë një marrëveshje shkëmbimi Morata-Higuain.
Megjithatë, mbetet të shihet se cilat do të ishin kushtet e një marrëveshjeje të tillë.

Kujtojmë se Higuain nuk ka arritur të gjejë formën më të mirë. /ORAinfo/

Komento: