Bomba e mëngjesit: James Rodriguez transferohet në Premierligë

08:13 | 22 Janar 2019

Lojtari kolumbian, James Rodriguez po largohet nga Bayern Munich.

Arsenal ka filluar bisedimet me Real Madridin për ta transferuar James Rodriguezin në këtë afat.

Ylli kolumbian është aktualisht i huazuar te Bayern Munich, ndërsa këta të fundit nuk e duan më atë në skuadër, përcjell lajmi.

James ka qenë i hauzuar që një vit e gjysmë te skuadra gjermane, gjersa I kanë mbetur edhe gjashtë muaj.

Arsenal ka ofruar 3 milionë euro për huazimin e James deri në fund të sezonit me të drejt blerje, ndërsa thuhet se Real Madrid është shumë afër ta pranojë shumën.

Komento: