“Bomba” e mëngjesit: Lojtari i madh sot kryen testet mjekësore te Milani

08:28 | 01 Korrik 2019

Milani sot pritet të përfundojë marrëveshjen me Real Madrdidin për Theo Hernandez.

Sipas AS, Milan dhe Real Madrid duhet të përfundojnë një marrëveshje prej 20 milionë euro për Theo Hernandez, përcjell ORAinfo.

Lojtari sot pasdite pritet të fluturojë j për në Milano.

Sipas Marca, lojtari do të nënshkruajë një kontratë gjashtë-vjeçare me Rossonerët.

Theo u nënshkrua nga Madridi nga rivalët e qytetit Atletico në verën e vitit 2017 në një marrëveshje të rëndësishme me një vlerë prej 30 milion €, por karriera e tij ka ngecur që nga ajo kohë. /ORAinfo/

Komento: