Bomba e mëngjesit: Lukaku lojtar i Interit, ja çfarë page të ‘çmendur’ do ta marrë

08:17 | 08 Gusht 2019

Telenoveles i ka ardhur fundi.

Romelu Lukaku tashmë mund të konsiderohet si lojtar i Interit, pasi Manchester United e ka pranuar ofertën e këtyre të fundit.

Djajtë e kuq do të fitojnë 70 milionë euro plus bonuset, ku çmimi mund të shkojë deri në 83 milionë euro.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Lukaku do të nënshkruajë kontratë për pesë vite me një pagë prej 325 mijë euro në javë.

Ai më këtë pagë do të fitojë diku mbi 15 milionë euro në vit , duke u bërë lojtari më i paguar te Interi.

Lukaku edicionin e fundit shënoi 15 herë në 45 ndeshje.

Komento: