‘Bomba e mëngjesit’: Pogba largohet nga Manchester Unitedi pas dy javësh!

08:37 | 16 Dhjetor 2018

Paul Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester United qysh në afatin e janarit.

Klubi anglez dëshiron ta shesë blerjen e vet rekorde, Paul Pogban, qysh në afatin kalimtar dimëror, i cili hapet në janar, sipas Mirror.

Unitedi është i gatshëm ta kthejë mesfushorin francez në Juventus përmes një marrëveshjeje shkëmbimi, transmeton Express.

Pogba është armiqësuar me trajnerin Jose Mourinho në publik këtë sezon, por Unitedi do të kërkojë ta shesë francezin pavarësisht se a vazhdon të jetë trajner apo jo portugezi.

“Djajve të kuq” u intereson shumë një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin, gjigantin italian që dëshiron ta kthejë në klub Pogban.

Dëshira e Unitedit është ta japë Pogban për Miralem Pjanicin apo Alex Sandron.

Komento: