Real Madrid është në kërkim të një sulmuesi.
Kjo pasi gjiganti spanjoll nuk ka besim më në Karim Benzeman, andaj në verë do ta transferojë një sulmues.
Romelu Lukaku e ka humbur vendin e titullarit te Manchester United, andaj agjenti i tij, Mino Raiola, po ia ofron sulmuesin madrilenëve, përcjell lajmi.
Ole Gunnar Solskajer po e preferon, Marcus Rashfordin, Alexis Sanchezin dhe Jesse Lingardin si startues, duke mos e përjashtuar dhe Anthony Martialin.
Kështu, Raiola po ia ofron Real Madridit Lukakun, ndërsa në radarin e tyre është Harry Kane dhe Mauro Icardi.