“Bomba” e mëngjesit: Real Madrid po e transferon yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Bomba” e mëngjesit: Real Madrid po e transferon yllin e madh

09:49 | 27 Dhjetor 2018

Gjiganti spanjoll Real Madrid është i gatshëm që t’i sakrifikojë dy yje për të transferuar Eden Hazardin.

Real Madrid është gati që ta shesë Iscon dhe Mateo Kovacicin për ta transferuar Eden Hazardin.
Sipas mediave britanike, Reali me dëshirë do t’ia jap lejen Kovacicit që të mbetet në Chelsea pas përfundimit të huazimit në fund të këtij stinori, dhe po ashtu pritet që ta shesë edhe Iscon te klubi londinez, transmeton Gazeta Express.

Klubi mbretëror po shpreson që pas kësaj ta sjellë në “Bernabeu” Hazardin, i cili gjatë verës ka shprehur dëshirën që t’i bashkohet “Los Blancos”.

Kontrata e Hazardit me Chelsean përfundon në vitin 2020, dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” mund të ndodhë gjatë verës që vjen.

Isco aktualisht nuk po e gjen vetën në formacionin e Santiago Solarit, dhe mund të largohet nga Reali nëse n vazhdon të mbetet në bankën rezervë.

Komento: