Bomba e mëngjesit: Ylli i Kombëtares shqiptare nënshkruan me Interin

08:07 | 12 Qershor 2019

Elseid Hysaj gjatë verës do të largohet nga Napoli.

Komentatori i njohur Dritan Shakohoxha, është i sigurt se Elseid Hysaj do të transferohet te Inter.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, do të largohet nga Napoli këtë verë, për të provuar një aventurë të re.

Derisa në mediet e huaja përmenden emrat e shumë skuadrave, si kandidate për të transferuar Hysajn, Shakohoxha thotë se në Inter do të jetë e ardhmja e mbrojtësit të Napolit.

“Hysaj do të transferohet te Inter. Ai ka nënshkruar për Inter”, ka deklaruar Shakohoxha në emisionin sportiv të Super Sport.

Hysaj është pjesë e Napolit që nga viti 2015, kur ishte transferuar nga Empoli.

Komento: