Bomba e merkatos, Juventus pritet të transferojë yllin e Milanit

11:28 | 17 January 2025

Nuk mbaron me Kalulun, Juventus ia rrëmben edhe një tjetër yll Milanit.

Pierre Kalulu bëri bujë gjatë kësaj vere duke u transferuar nga Juventusi te Milani dhe afrimi i tij nga Biankonerët rezultoi një super përforcim.

Pas lëndimit të Bremer, Juventus është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e ka gjetur atë përsëri tek Milani.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus ka rikthyer vëmendjen kah Fikayo Tomori, pas dështimit për ta transferuar Araujon nga Barcelona.

Për kartonin e anglezit, Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro dhe bisedimet pritet të nisin ditët në vijim.

Komento: