Milan ka gati goditjen e bujshme për këtë afat kalimtar.
Milani do të bëjë ndërhyrje në merkaton e janarit dhe ato u paralajmëruann edhe nga drejtuesit kuqezinj, me Ibrahimovic i cili praktikisht konfirmoi emrin e parë.
Marcus Rashford është kthyer në objektiv real për sulmin kuqezi dhe bisedimet me Manchester United kanë filluar prej disa ditësh për të mundësuar transferimin e sulmuesit në Serinë A.
Por kuqezinjtë po bëhen gati edhe për një tjetër lëvizje që në fakt nuk ishte e parashikuar. Mediat italiane kanë raportuar sot se Milani ka piketuar një futbollist edhe nga skuadra tjetër e Manchesterit, kapitenin e Cityt, Kyle Walker.
Pep Guardiola deklaroi një ditë më parë se mbrojtësi i ka kërkuar klubit të largohet pas 7 vitesh, pasi dëshiron të provojë një tjetër aventurë jashtë në fundin e karrierës dhe bëhet e ditur se Milani është një nga opsionet që po shqyrton, përveç atyre në Arabinë Saudite.