“Bomba” e merkatos së verës, Griezmann mund të transferohet tek gjiganti italian

13:36 | 24 Shtator 2024

Lajm i bujshëm nga Italia, Antoine Griezmann mund të transferohet në Serie A.

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann u rikthye te Atletico Madrid pas aventurës së dështuar te Barcelona.

Që nga rikthimi i tij në Wanda Metropolitano, Griezmann e ka gjetur formën e duhur duke realizuar 27 gola dhe 11 asistime në 54 ndeshje të luajtura.

Megjithatë Griezmann mund të largohet nga Wanda Metropolitano, pasiqë ka përfunduar në orbitën e gjigantit italian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Griezmann në merkaton e verës.

Francezi verën e ardhshme do të futet në vitin e fundit të kontratës me Atleticon dhe Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Marotta beson se mund ta transferojë Griezmann verën e ardhshme për 10-15 milionë euro.

Komento: