Armando Broja transferohet te gjiganti italian.
Lajm bombastik nga Italia, Armando Broja nga janari në Serie A.
Italia prej vitesh është kthyer në një tokë të bekuar për Shqipërinë, në çdo aspekt, ndërsa së fundmi është kthyer në burimin kryesorë që furnizon ekipet përfaqësuese me lojtarë.
Armando Broja u rikthye te Chelsea gjatë kësaj vere pas lëndimit të rëndë që pësoi në muajin dhjetor të 2022.
Edhe përkundër paraqitjeve të mira në ndeshjet e përgatitore, Broja nuk është zgjedhja e parë nga Pochettino për sulmin dhe 21-vjeçari sipas të gjitha gjasave do të huazohet përsëri.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Armando Broja ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.
Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe synojnë huazimin e Brojës.
Milan dhe Chelsea kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.